Ëndrra të çuditshme janë vetëm njëra ndër to
A keni përjetuar diçka të pazakontë në shtatzëni, për të cilën miket tuaja nuk janë ankuar?
Shumica e simptomave të rralla gjatë shtatzënisë janë plotësisht të padëmshme për shëndetin e nënës dhe foshnjës, por fakti që një numër i madh i nënave të ardhshme nuk i përjetojnë ato i bën ato paksa të frikshme.
Shikoni cilët janë ata tregues më pak të njohur, transmeton Telegrafi.
Ëndrrat e shtatzënisë
Ndonjëherë janë aq realiste saqë keni përshtypjen që ajo vërtet ndodh, ndërsa ndonjëherë janë aq të çuditshme dhe bizare saqë, derisa jeni duke ëndërruar, jeni të vetëdijshme që e gjitha është vetëm një ëndërr.
Rrjedhja e hundëve
Për shkak të punës së ndryshuar të hormoneve, mukoza e hundës ndonjëherë fryhet dhe prodhimi i sekrecionit të mukozës rritet.
Gjakrrjedhja e mishrave të dhëmbëve
Gjatë shtatzënisë, qarkullimi i gjakut është më i shpejtë dhe në shtatzëni, nganjëherë ndodh periodontiti, prandaj mishrat janë më të ndjeshëm ndaj baktereve.
Zëri i thellë dhe i ngjirur
Kjo është krejtësisht normale për gratë shtatzëna që t’u ënjtjen kordat e zërit, e cila përkohësisht ndryshon ngjyrën e zërit. Ky fenomen i pazakontë mund të zgjasë deri në lindjen e fëmijës.
Gjakrrjedhja nga hunda
Ashtu si në rastin e rrjedhjeve, ky fenomen i pazakontë ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale.
Ndryshimet e lëkurës
Nëse lëkura juaj është më e errët ose e kuqe vende-vende ose keni një vijë të errët (linea negra) në stomak, mos u shqetësoni. Këto janë simptoma krejtësisht normale të shtatzënisë.
Shkuarja e shpeshtë në banjë
Nëse rastësisht lëshoni gazra ose vëreni mospërmbajtje (urinim i pavullnetshëm) ndërsa qeshni, teshtini ose kolliteni, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.
Këmbët e fryra
Kjo simptomë relativisht e njohur mund të jetë plotësisht e padëmshme, por nuk është e pamundur që të jetë një tregues i preeklampsisë.