E martë, 21 Janar, 2025

8 këshilla të thjeshta, por me vlerë, që flokët tuaj të rriten më shpejt

- Advertisement1-

Flokët rriten rreth një centimetër në muaj, por rritja e tyre mund të stimulohet, megjithëse brenda disa limiteve.


Për t’i rritur flokët në mënyrë natyrale dhe të shpejtë, ata duhet të kurohen, duke evituar së pari lyerjen e shpeshtë të tyre, së dyti piastrën dhe trajtime të tjera për flokët.

- Advertisement -

Së treti, kujdes i veçantë duhet treguar edhe në zgjedhjen e shampos dhe balsamit për flokët.

Së katërti, duhen prerë majat e dyfishta të flokëve, në mënyrë që të mos dëmtohet pjesa e shëndetshme e tyre.

Së pesti, shmangni ndryshimet ekstreme të bojës së flokut, pasi është një shkatërrim i garantuar.

Së gjashti, hiqni dorë nga nxehtësitë e tepërta gjatë krehjes apo modelimit të flokëve.

Së shtati, për stimulimin e rritjes së tyre këshillohet që një herë në dy javë t’i shpëlani me ujin e rozmarinës, pasi kjo e fundit të jetë zier në të.

Dhe së teti, rrënja e flokut ka nevojë që një herë në javë të masazhohet me delikatesë para larjes, pasi kështu stimulohet rritja e tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....