E diel, 19 Janar, 2025

“73 euro, 17 tekste”, Mushkolaj: Qysh i ka bërë llogaritë Qeveria që me 7 euro të blihen materialet shkollore

- Advertisement1-

Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar një faturë, ku shihet se janë blerë 17 tekste shkollore të klasës së katërt për 73 euro, duke thekuar se Qeveria ka thënë se për klasat 1-5 do t’i ndajë nga 80 euro – 50 për tekste e 30 për materiale shkollore.

Kështu, Mushkolaj ka ngritur dilemën se si i ka bërë qeveria llogaritë që me 7 eurot e mbetura, të blihen materialet shkollore.

- Advertisement -

“Kjo është fatura e 17 teksteve të klasës IV. Kanë kushtuar 73 euro. Qeveria ka thënë se për klasët 1-5 do t’i ndajë nga 80 euro – 50 për tekste e 30 për materiale shkollore. Siç po shihet, gati krejt shuma e përcaktuar (që ende nuk është rimbursuar) është shpenzuar për tekste. S’di qysh e ka llogaritë qeveria që me 7 eurot e mbetura t’i blihen materialet shkollore”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook, ku ka bashkëngjitur edhe faturën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...