E shtunë, 27 Korrik, 2024

70-vjeçarja bëhet ‘një nga nënat më të vjetra në botë’ që pret fëmijën e parë

- Advertisement1-

Një grua që pretendon se është 70 vjeçe sapo ka mirëpritur fëmijën e saj të parë në botë, duke e bërë atë një nga nënat më të vjetra për herë të parë në planet.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jivunben Rabari dhe burri i saj Maldhari, 75 vjeç, janë përpjekur për një fëmijë për disa vjet – por më në fund e mirëpritën djalin e tyre të vogël përmes IVF këtë muaj.

- Advertisement -

Çifti, nga një fshat i quajtur Mora në Gujarat, Indi, janë martuar për 45 vjet.

Jivunben tha se nuk ka letërnjoftim për të vërtetuar moshën e saj, por ajo ka këmbëngulur për gazetarët vendas se është 70 vjeçe.

Dr. Naresh Bhanushali, i cili ndihmoi çiftin me IVF, tha: “Kur ata erdhën për herë të parë tek ne, ne u thamë atyre se ata nuk mund të kishin një fëmijë në një moshë kaq të vjetër, por ata këmbëngulën”.

“Ata thanë që shumë nga anëtarët e familjes së tyre e bënë atë gjithashtu. Ky është një nga rastet më të rralla që kam parë ndonjëherë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...