E hënë, 20 Janar, 2025

7-vjeçari shpenzoi afër 3 mijë euro në celularin e nënës së tij për të blerë lojëra në internet

- Advertisement1-

Një shtatë vjeçar i dha nënës së tij një surprizë të pakëndshme pasi ajo e lejoi atë të “luante” me celularin e saj.


Në një kohë të shkurtër, i riu gjerman arriti të shpenzojë 2,753.91 euro për të blerë lojëra përmes aplikacioneve, sipas një deklarate nga Qendra e Këshillimit të Konsumatorëve në Saksoninë e Ulët me rastin e Ditës së Internetit më të Sigurt.

- Advertisement -

Djali mori lejen e nënës së tij për të hyrë në lojërat online përmes telefonit inteligjent të saj, transmeton Telegrafi.

Nëna e tij gjithashtu i dha atij hyrje në kartelën e saj.

Një deklaratë të saj nëna the se djali i saj, pasi kishte shpenzuar shumën e lejuar të parave, vazhdoi të luante lojërat e tij të preferuara në fshehtësi.

Kathrin Koerber, një ekspert ligjor në këtë institucion shtetëror për mbrojtjen e konsumatorit, shpjegoi se ligji gjerman lejon fëmijët të blejnë në internet pa lejen e prindërve.

Çdo vit, në ditën e dytë të javës së dytë të shkurtit, dhe këtë vit bie të martën, kremtohet Dita e Internetit më të Sigurt, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin e sigurisë së informacionit.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me çështjet e sigurisë në internet, dmth në lidhje me çështje të tilla si ngacmimi në internet, përdorimi i rrjeteve sociale dhe identiteti digjital.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...