7 vjeçari kosovar mahnit botën, përfundon me sukses programin e Harvardit që është për 12 vjet e më tepër.
Një 7-vjeçar nga Kosova po mahnit botën e teknologjisë. Lekë Jaha ka përfunduar me sukses programin e njohur nga HarvardX – CS50’s Introduction to Programming with Scratch, një kurs që rekomandohet për moshat 12+.
Ai ka realizuar me sukses të gjitha projektet e kursit dhe është vlerësuar sipas standardeve të Universitetit të Harvardit.
Në moshën vetëm 7 vjeç, po hyn në mesin e pjesëmarrësve më të rinj që e kanë përfunduar këtë program.
Një histori që tregon qartë se talenti nuk njeh moshë dhe se pasioni për teknologjinë mund të lindë shumë herët.
