Një djalë 7-vjeçar me emrin Eli i shpëtoi jetën motrës së tij të vogël nga zjarri që shkatërroi shtëpinë e familjes së tyre.
Ishte një natë e zakonshme për familjen Davidson në Tenessi, kur u zgjuan papritur nga një aromë tymi gjatë kohës që po flinin.
Brenda pak minutash, shtëpia e tyre u dogj nga flakët dhe vajza 22-muajshe Erin Davidson kishte ngelur e bllokuar në dhomën e saj. Ndërkohë që çifti po përpiqej të shpëtonte Elin dhe djalin tjetër 2-vjeçar Elijah, dhoma e gjumit e Erin ishte rrethuar nga zjarri.
“Tymi dhe zjarri ishin aq të dendur sa nuk mund të hyja dot tek ajo,” tha babai i saj, Chris Davidson.
“Ne dolëm jashtë dhe u afruam tek dritarja e dhomës së saj të gjumit, por unë nuk mund ta arrija dot dritaren sepse ishte shumë e lartë. Kështu që mora Elin, i cili u fut në dritare dhe hyri brenda dhomës së saj duke e shpëtuar atë. Ne jemi shumë krenar për Elin.’’