E diel, 19 Janar, 2025

7 sjellje që kuptohen më mirë nga vajzat që kanë motra

- Advertisement1-

Çdo vajzë që ka një motër e di që marrëdhënia që ka me të është e veçantë.

Të rriturit me një motër, ka ndikim të fortë në formimin tonë si individ, duke nisur që nga gjërat e rutinës së përditshme e deri tek sjelljet më tipike, që i kuptojnë më mirë vetëm ato që kanë një motër.

- Advertisement -

1. Si të falësh e të harrosh shumë shpejt brenda 5 sekondash!

Në një moment jeni duke i bërtitur njëra-tjetrës, pak më vonë e pyet nëse mund t’ia marrësh borxh atë fustanin që bleu javën e kaluar. Zënka të pakontrolluara mund të sheshohen brenda minutave, diçka që rrallë ndodh me njerëz të tjerë.

2. Ke gjithmonë një aleat të pabesueshëm.

Gratë që kanë motra, kanë një aleat të përjetshëm, edhe kur zihen. Ekziston gjithashtu edhe rregulli i pashkruar se s’ka rëndësi sa ankohesh ti për motrën tëndë, askush tjetër nuk mund të flasë kundër saj, në praninë tënde.

3. Si ndihesh kur ke një kritike krejtësisht të sinqertë.

Shumë shpesh, motra është ai person që të thotë kur e ke gabim, kur je veshur keq, kur je e pasjellshme ose kur po ankohesh për diçka që e ke fajin vetë.

- Advertisement -rrrrrrr

4. Është e rëndësishme të kesh gjërat e tua.. dhe hapësirën tënde

Kjo është veçanërisht e vërtetë, për motrat që janë afër të njejtës moshë dhe që kanë të njejtën masë trupi. Është një gjë e mirë të ndash rrobat, aksesorët dhe tualetet, por ndjesia së gjithçka është e përbashkët, shpesh të acaron. Gjithsesi, vendosja se cilët artikuj janë vetjakë, të vendosurit e kufijve dhe të gjeturit e kohës që kalohet vetëm, janë aftësi të cilat janë shumë të zhvilluara, tek gratë që kanë motra.

5. Si të krijosh identitetin tënd.

Kjo është shumë e vërtetë në rastet kur motra juaj është e zhurmshme, kërkon vëmendje dhe hera herës bëhet urdhëruese.

6. Si të kërkosh dhe të japësh këshilla.

Të mësosh nga gabimet e vëllezërve e motrave dhe të përdorësh eksperiencat personale për t’i ndihmuar ata, është e dobishme, por lidhja midis motrave, se ç’ka një gjë të veçantë.

7. Konkurrenca nuk është vetëm për djemtë.

Të rritesh me motra forcon idenë që çdo vajzë duhet ta dijë: asnjë aktivitet apo sport, nuk është “vetëm për djem”.

Burimi: Huffingtonpost

/Anabel.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...