E diel, 8 Shtator, 2024

7 nxënës nga Vitia bëhen pjesë e programit KEDS Academy

- Advertisement1-

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë vizituar sot shkollën IAAP “Jonuz Zejnullahu” – Viti. Me këtë rast ata i uruan për sukseset të cilat i ka arritur kjo shkollë, në veçanti për 7 nxënësit të klasës së 12-të, profili Instalues Elektrik pas kalimit me sukses në të gjitha fazat e testimit dhe pranimit të tyre në programin KEDS Academy.

“Sot dua të ju uroj secilin nxënës për sukseset e arritura duke potencuar se me këtë ata na bëjnë krenar. Rinia është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi dhe ju inkurajoj të mos ndalini rrugën tuaj të suksesit”, u shpreh kryetari Haliti.

- Advertisement -

Ai gjithashtu tha se nxënsit vitias janë shumë të suksesshme dhe do t’a kenë mbështetjen e komunës si në mjetet e konkretizimit, kabinetëve etj.

Në këtë shkollë ata u pritën në takim nga drejtori i shkollës Ali Bislim, i cili i njoftoj ata për zhvillimet e gjithmbarshme të shkollës. Ai tha se vazhdimisht kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur nxënësit e kësaj shkolle profesionale duke u pranuar në KEDS Academy.

Ndërkaq drejtoresha Ajeti bëri me dije se të gjithë nxënësit vitias , do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga nga komuna gjatë punës së tyre praktike. Përndryshe bëhet fjalë për nxënësit vitias: Elmedin Beqiri, Bekir Samakova, Rexhep Sadiku, Samed Ramadani, Osman Ferati, Rinim Sadiku dhe Eltion Ramadani të cilët tani më janë pjesë të këtij programi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Blerim SHERIFI: Vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar – DIJEN

"Mësimdhënia është një kontratë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit të tij. Kjo tregon se mësuesi...

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...

Shkolla “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës boton revistën shkollore “7 Marsi”

Shkolla "Emin Duraku" në Dragobil të Malishevës me rastin e 7 Marsit - Ditës...

Kurti e Nagavci takojnë një grup të mësimdhënësve veteranë që kontribuan në edukimin e shumë brezave

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë takuar një grup të...