Për Ditën e Mësuesit, 7 mësimdhënës janë pajisur me licensën e avancuar. Kështu ka njoftuar ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan AlbanianEducation.net.
Nagavci ka njoftuar se ata që kanë kaluar me sukses këtë proces, do të përfitojnë edhe shtesën e performancës në vlerë monetare prej 1.2 të koeficientit.
Postimi i saj:
Në kuadër të festimeve për Ditën e Mësuesit, dje prita në një takim 7 mësimdhënës, të cilët janë pajisur me licensën e avancuar! I përgëzova për përkushtimin dhe rezultatet e arritura. 👏
Ky vit shënoi një moment historik, pasi për herë të parë përmbyllëm provimin për licensën e avancuar! Qëllimi ynë është të nxisim zhvillimin profesional dhe avancimin në karrierë përmes një vlerësimi të performancës së mësimdhënësve🌟
Ata që kanë kaluar me sukses këtë proces, do të përfitojnë edhe shtesën e performancës në vlerë monetare prej 1.2 të koeficientit. 💰
Bashkë, çdo ditë punojmë për rezultate të synuara dhe për avancimin e arsimit! 📚💪