E shtunë, 27 Korrik, 2024

7 mënyra për t’i vënë fëmijët tuaj në gjumë

- Advertisement1-

Libri i tij “Lepuri që do të flejë gjumë” me teknikat për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të relaksohen dhe të flenë ka arritur majat e librave bestseller.

Psikologu dhe shkrimtari suedez Carl-Johan Forssen Ehrlin jep 7 këshilla se si mund ti vini ata menjëherë në gjumë:

- Advertisement -

1-Bëhuni të mërzitshëm Foshnjet e vogla nuk arrijnë ta dallojnë nëse është ditë apo natë por e kuptojnë kur prindërit duan të luajnë me të. Nëse fëmija juaj zgjohet duke qarë natën dhe ju silleni plot energji me ta , ata do mendojnë se është koha për të luajtur .Kur i vendosni prap për të fjetur ata do të rrinë zgjuar sepse kanë frikë se mos largoheni. Kështu që këshillohet të rrini të qetë dhe mos të flisni shumë.

2-Ndizni ventilatorin Zhurmat jashtë shtëpisë apo kur përplaset një dërë i bezdisin bebet të flenë.Për këtë arsye ata nuk qetësohen derisa mjedisi rreth tyre të duket i sigurt.Nëse ndizni një ventilator do të largojë zhurmat e tjera, gjë që e ndihmon foshnjen tuaj të fle menjëherë.

3-Mbajeni dhomën e gjumit të freskët Kur flemë gjumë temperatura e brendshme e trupit bie kështu që gjatë këtij procesi duhet të siguroheni që temperatura e e fëmijës suaj të mos rritet më shumë seç duhet. Mbajeni dhomën e freskët dhe gjatë natës mund ti mbuloni vetëm këmbët foshnjes pasi kapilarët e gjakut hapen gjë që sjell që temperatura e kembëve të jetë më e ulët se pjesa tjetër e trupit.

4-Largohuni nga dhoma Prindërit janë mësuar të rrinë në të njëjtën dhomë me foshnjen e tyre por kur foshnja fillon të rritet, ky mund të jetë një problem. Ato janë mësuar të flenë me prindërit dhe nëse zgjohen gjatë natës vetëm në dhomë tremben sepse ndjehen të pasigurt. Por nëse i krijoni fëmijës tuaj një mjedis të rehatshëm dhe pa dritë, ato do të ndjehen rehat edhe nëse zgjohen gjatë natës.

5-Ndiqni një rutinë të caktuar për të fjetur Fëmijët e vegjël e kanë shumë të lehtë të përshtaten me një rutinë të caktuar çdo natë përpara se të flenë.Për shëmbull pasi të lajnë dhëmbët apo të bëjnë dush lexojini një përrallë me një zë qetësues në të njejtin pozicion që fëmija juaj fle gjithmonë.

6-Përdorni një shami për ta hutuar Megjithëse mund të ngjajë si një metodë e vjetër, mund të funksionojë që fëmija juaj të fle menjëherë.

- Advertisement -rrrrrrr

7-Ushqejeni gjatë gjumit Pasi e keni vënë foshnjen tuaj në gjumë, ta zgjoni për ta ushqyer është gjëja e fundit që do donit të bënit gjatë natës. Në vend që ta zgjoni mund ti jepni qumësht ndërkohë që është ende në gjumë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...