7 MARSI: Komuna e Suharekë ndanë mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar

- Advertisement5 -

Komuna e Suharekës ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar për 7 Mars.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement - M1

Për më të dalluarit – Komuna ndanë mirënjohje për 7 Mars

Sot në Ditën e mësuesit, Komuna e Suharekës, ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit në fushën e arsimit. Mirënjohjet i kanë ndarë kryetari i Komunës Bali Muharremaj dhe Drejtori i Arsimit Remzi Bajselmani.

Me këtë rast kryetari Muharremaj, ka falenderuar dhe njiherit ka uruar të gjithë punonjësit e arsimit: “Sot në këtë ditë të shënuar urojmë mësimdhënësit që na edukuan me gjenerata e u bënë simbol qëndrese; Mësimdhënësit që u burgosën e u torturuan nga pushtuesi serb, për punën dhe misionin e tyre fisnik; Mësimdhënësit si çlirimtar që shumë prej tyre ranë dëshmorë për lirinë e vendit”.

- Advertisement - m2

Ndërsa Drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani ka thënë se “është viti i tretë që ne nderojmë më të dalluarit me Mirënjohje dhe ate nga të gjitha fushat. Nuk e kemi pasur lehtë të zgjedhim më të merituarit pasi nga mbi 900 punëtorë të Arsimit kemi përzgjedhur vetëm pesë”.