7 Marsi – Festë dhe mirënjohje për mësuesit në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Në shkollën “Emin Duraku” Prishtinë është shënuar Dita e Mësuesit me një sërë aktivitetesh kulturore dhe edukative, ku nxënësit dhe mësimdhënësit organizuan një program të veçantë në nderim të figurës së mësuesit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Java përmbyllëse e aktiviteteve u karakterizua nga organizimi i një ore të madhe letrare, sfidave nga robotika dhe një ekspozite artistike të përgatitur nga Këshilli Artistik i shkollës. Aktiviteti mblodhi një audiencë të gjerë me nxënës, mësimdhënës dhe mysafirë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale.

- Advertisement - M1

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i shkollës, Visar Osmani, falënderoi mësimdhënësit për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme në edukimin e brezave të rinj.

Ai shprehu gjithashtu respekt dhe mirënjohje për mësuesit që sot janë në pension, si dhe për ata që nuk jetojnë më, por që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e arsimit.

Gjatë aktivitetit, nxënësit prezantuan krijime letrare origjinale, duke lexuar poezi dhe tekste kushtuar mësuesit, ndërsa talenti dhe kreativiteti i tyre u reflektuan edhe përmes projekteve dhe punimeve artistike të ekspozuara.

- Advertisement - m2

Njoftimi i plotë:

7 Marsi – Dita e Mësuesit në shkollën tonë 📚

Java u përmbyll me një aktivitet të veçantë dhe plot emocion në shkollën tonë, ku u organizua ora e madhe letrare, sfida nga Robotika 🤖 si dhe ekspozita artistike 🎨 e përgatitur nga Këshilli Artistik i shkollës. Audienca ishte i mbushur me nxënës, mësimdhënës dhe mysafirë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe shumë emocionale në nderim të figurës së mësuesit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori Visar Osmani falënderoi mësimdhënësit për përkushtimin dhe punën e palodhshme në edukimin e brezave, duke shprehur njëkohësisht nderim të thellë për mësuesit që sot janë në pension dhe për ata që nuk jetojnë më, por që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit.

Nxënësit tanë u paraqitën me punime dhe krijime origjinale letrare, duke lexuar vargje dhe tekste kushtuar mësuesit, ndërsa kreativiteti i tyre u pasqyrua edhe përmes projekteve dhe punimeve artistike të ekspozuara.

Në përmbyllje të aktivitetit u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit që me punën dhe përkushtimin e tyre kanë sjellë suksese dhe çmime në nivel republike 🏆, si dhe për miqtë e shkollës, të cilët vazhdojnë të mbështesin institucionin tonë në çdo iniciativë dhe zhvillim.

Një moment shumë emocional ishte edhe ndarja e mirënjohjes nga Kryetari i Komunës, Përparim Rama, dhe Drejtori i Arsimit Samir Shahini për mësimdhënësen e dalluar Zarife Bajgora, e cila aktualisht po përballet me një gjendje jo të mirë shëndetësore.

🙏 Të gjithë së bashku lutemi për shëndetin e saj dhe shpresojmë që shumë shpejt ta kemi përsëri në mesin tonë.

Ky aktivitet ishte një dëshmi e qartë se mësuesi mbetet themeli i dijes, frymëzimit dhe së ardhmes së shoqërisë sonë.