7 këshilla për fëmijët dhe nxënësit që agjërojnë

- Advertisement -

Shtatë këshillat për fëmijët dhe nxënësit që agjërojnë janë:

1. Në programin e agjërimit të respektojnë principet e ushqimit në 3 vakte ushqimore, iftar, darkë dhe syfyr.

- Advertisement -

2. Iftari për nxënësit duhet të jetë tepër i lehtë dhe me pak yndyrana.

3. Meqenëse vëllimi i stomakut në këtë moshë është shumë më i vogël se vëllimi i stomakut tek të rriturit, patjetër duhet darka të hahet 2 ose maksimum 3 orë pas iftarit.

4. Është e domosdoshme ruajtja e ekuilibrit ushqimor gjatë iftarit, darkës dhe syfyrit.

- Advertisement -

5. Në çdo vakt ushqimor, nxënësit duhet të konsumojnë fruta dhe perime për shkak të vitaminave dhe kripërave që përmbajnë këto ushqime.

6. Konsumimi i një gote qumësht gjatë iftarit dhe syfyrit si dhe i një tasi kos në darkë dhe syfyr është tepër e këshillueshme për fëmjët dhe nxënësit agjërues.

7. Megjithëse pjesa më e madhe e energjive tek nxënësit gjatë agjërimit duhet të plotësohet nga buka dhe drithërat, konsumimi i lëndëve proteinike si mishërat dhe sidomos mishi i bardhë dhe veza dhe bulmetet është e domosdoshme për ta.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 12-13.