Lidhjet e para romantike nisin në adoleshencë. Disa prindër e shohin të vështirë këtë fazë në jetën e fëmijëve të tyre, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë të frikshme.
Pavarësisht se si ndihen nënat dhe baballarët, një gjë është e sigurt: një prind i papërfshirë është gjëja e fundit që i nevojitet një adoleshenti gjatë kësaj periudhe delikate.
Prindërit duhet të mbajnë mend 7 këshilla!
Të njohin partnerin e fëmijës
Kjo mund të tingëllojë shumë amerikane, por është e rëndësishme që prindërit të njohin zgjedhjet e fëmijës, t`i pranojnë, që më pas të mund edhe të japin opinionin e tyre.
Të mos e nënvlerësojnë fëmijën apo ndjenjat e tyre
Fjali si “Ti je i vogël, s`merr vesh nga dashuria”, “Ka akoma kohë për ty”, “Kjo s`është dashuri e vërtetë”, vetëm sa do të ta kthenin fëmijën kundër.
Mos jinni tepër kufizues
Të qenit një prind kontrollues në këtë pikë të jetës së fëmijës nuk do të përfundojë mirë për askënd. Megjithëse adoleshentët kanë nevojë për udhëzime, shumica e tyre janë në gjendje të marrin vendime të shëndosha për veten. T’i thuash ‘jo’ çdo kërkese të fëmijës pa shpjeguar pse-në vetëm sa do t’i bëjë t`ju mbajnë sekrete.
Mos ji prind helikopter
Mos e detyroni adoleshentin t’ju tregojë çdo mesazh ose mos përgjoni bisedat e tyre.
Mësojini fëmijët të dinë të vënë kufij
Kujtojini fëmijëve rëndësinë e të thënit jo në situata të pakëndshme. Jepini adoleshentëve sugjerime se çfarë duhet të bëjnë nëse ndihen nën presion nga partneri i tyre. Nga ana tjetër, mësojini adoleshentit tuaj të respektojë gjithashtu partnerin dhe vendimet e tij.
Jepja mundësinë t`ju flasë si shok për një lidhje dhe dëgjojeni pa e gjykuar dhe mbi të gjitha besojini!