Një psikolog ka ndarë gabimet më të mëdha që bëjnë prindërit që lënë pasoja të mëdha tek fëmijët.
Bota në të cilën jetojmë, është e mbushur me stres dhe emocione negative. Është e rëndësishme që fëmijët të kenë një vend ku gjejnë qetësi mendore dhe emocionale, shkruan lajmi.net.
Fëmijët që janë psiqikisht të fortë, do të kenë më pak probleme në të ardhmen, dhe gjithashtu do të kenë një performancë më të mirë në shkollë dhe punë në të ardhmen.
Këto janë disa gjëra që ju duhet të shmangni të mos i bëni, në mënyrë që fëmija juaj të rritet me një mendje të fortë.
Minimizimi i ndjenjave – Fëmija juaj ka nevojë ta dijë se është e shëndetshme të flasin për ndjenjat e veta. Prindërit shpesh iu thonë fëmijëve “s’është gjë e madhe” ose “S’ke pse qanë për këtë” por kjo vetëm i bënë ata të mendojnë se po i tejkaloni ndjenjat e tyre.
Mundohuni të bisedoni me ta dhe të kuptoni se çfarë do t’i bënte të ndiheshin më mirë.
Shpëtimi i vazhdueshëm nga dështimi – Prindërit e kanë të vështirë të shohin fëmijët teksa kanë probleme, por nuk duhet të zgjidhni problemet për ta.
Dështimi do të mësoj ata shumë, sepse pa dështim, ata nuk do të dinë vlerën e fitores, dhe gjithashtu mësohen të mos dorëzohen ndaj sfidave të vështira.
Plotësimi të gjitha dëshirave – Është e kuptueshme se ju doni të plotësoni çdo kërkesë të fëmijës, shkruan lajmi.net. Por është e rëndësishme të vendosni rregulla.
Vetëkontrolli është shumë i rëndësishëm, prandaj mësojini se duhet të fitojnë gjërat që donë. Duhet të mësojnë mirë, të sillen mirë etj.
Të prisni perfeksion – Është e kuptueshme se ju doni që fëmija juaj të arrij më të mirën në jetë, por në këtë mënyrë ju vetëm sa do të shkaktoni probleme me vetëbesimin në të ardhmen.
Lërini të bëjnë zgjedhjet e veta dhe të mos arrijnë rezultatin më të mirë gjithmonë. Mos i kontrolloni zgjedhjet e tyre.
Të siguroheni se janë gjithmonë rehat – Ka shumë gjëra që mund ta bëjnë fëmijën tuaj të mos ndjehet rehat, por njësoj si me dështimin, është e rëndësishme që fëmija të përballet me këto situata.
Shtyjini fëmijët të provojnë gjëra të reja, ndihmoni që të nisin sepse fillimi është pjesa më e vështirë. Pasi të bëjnë hapat e parë, ata do të kuptojnë se nuk është aq e vështirë sa kanë menduar.
Mos-vendosja e kufijve – Është e rëndësishme që fëmija të jetë i pavarur, por ata duhet të dinë se kush është shefi, shkruan lajmi.net.
Fëmijët kanë nevojë të kenë kufij që të kuptojnë se sa të rëndësishëm janë ata edhe në të ardhmen.
Pakujdesia për veten – Sa më shumë që rriten, aq më e vështirë bëhet që të kujdesen për vetën. Është e rëndësishme që fëmijët të kenë një model për kujdesin ndaj vetit.
Përpiquni të hani shëndetshëm, të ushtroni, të jeni gjithmonë të pastër etj, në mënyrë që fëmija të ketë parasysh se si një person “duhet” të jetë.