696 euro do të jetë paga e mësimdhënësve të shkollave të mesme

- Advertisement -

Instituti EdGuard ka bërë një analizë të Ligjit për Paga karshi punëtorëve të arsimit.

- paragrafi 1 -

Në analizën nga EdGuard, rezulton se ka një rritje mesatare prej 15% për të gjitha pozitat në parauniversitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

Sipas analizës, del se drejtorët e shkollave të mesme do të kenë pagën 768 euro, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesmte të ulëta do të kenë 744 euro, drejtorët e institucioneve parashkollore 672 euro.

Sa u përket pagave të mësimdhënësve, sipas këtij instituti, del se mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta do kenë pagën 696 euro, mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta 672 euro, ndërsa mësimdhënësit e institucioneve parashkollore 624 euro.