Princeton School of Prishtina ka hapur konkurs për mësimdhënës klasor, shkruan AlbanianEducation.net.
Kjo shkollë ka njoftuar se konkursi është i hapur për klasat 1 deri në 5.
Njoftimi i plotë:
Princeton School of Prishtina po rritet! Jemi të lumtur për hapjen e konkursit për Mësimdhënës Klasor.
Ndiqni pasionin tuaj për mësimdhënie në shkollën më inovative në vend! Bashkohu me mësimdhënësit më të mirë të qytetit, në një ambient pune që të garanton zhvillim profesional dhe ku vërtet do të jesh i vlerësuar!
Konkursi është i hapur për:
Mësimdhënës Klasor, për klasat 1 deri në 5;
Apliko, duke dërguar CV-në përmes butonit “Apliko Këtu” ose emailit, në: [email protected]