Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë të Suharekës me kushte të mira mësimi dhe ambient të pastër

- Advertisement -

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit” në fshatin Budakovë.

- paragrafi 1 -

Gjatë vizitës, drejtori Bajselmani është pritur nga stafi menaxhues dhe mësimdhënësit e shkollës, me të cilët ka biseduar për ecurinë e procesit mësimor, kushtet e punës dhe nevojat e institucionit arsimor.

- Advertisement -

Ai në postimin e tij në Facebook, ka vlerësuar angazhimin e stafit dhe gjendjen e mirë të shkollës.

- Advertisement -

 

“Kushtet janë të mira, përkushtimi dhe mirëmbajtja është në nivel”, ka shkruar ai.

Kjo vizitë është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Drejtorisë së Arsimit për të monitoruar nga afër institucionet arsimore në komunë dhe për të siguruar cilësi më të lartë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. /AlbanianEducation.net/.