60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës

- Advertisement5 -

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka përgëzuar 60 studentë të Shkollës së Mesme Profesionale Hoteleri-Turizëm në Tiranë, të cilët kanë marrë me sukses Certifikatën e Nivelit Themelor (Foundation Level Certificate) nga institucioni prestigjioz zviceran Ecole Hôtelière de Lausanne (EHL).

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e saj, Ambasada shprehet krenare që ekselenca dhe prestigji i arsimit zviceran në hoteleri po sjellen edhe në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit profesional dhe përgatitjen e të rinjve me aftësi cilësore për tregun e punës.

- Advertisement - M1

Ky bashkëpunim, sipas Ambasadës, është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026-2028, i cili ka për qëllim avancimin e arsimit profesional dhe ofrimin e aftësive të përshtatshme për sektorin e turizmit, një ndër fushat me potencial të madh zhvillimi në Shqipëri.

Njoftimi nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri:

Arsimi zviceran i hotelerisë në veprim në Shqipëri: urime 60 studentëve të Shkolla e Mesme Profesionale Hoteleri – Turizëm në Tiranë për marrjen e Certifikatës së Nivelit Themelor nga EHL! 🎓👏

- Advertisement - m2

Jemi krenarë që shohim ekselencën dhe prestigjin e Ecole Hôtelière de Lausanne EHL të sjellë në Shqipëri 🇨🇭🤝🇦🇱, duke kontribuar për zhvillimin e arsimit dhe aftësive me cilësi të lartë në hoteleri.

Angazhimi ynë i përbashkët është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026-2028 që synon përparimin e arsimit profesional dhe ofrimin e aftësive të duhura për tregun e punës në turizëm. 🌍✨