“60 euro në muaj për secilin nxënës”, miratohet propozimi i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit për mbulim të shpenzimeve të transportit shtëpi-shkollë/institucion parashkollor publik dhe anasjelltas për nxënësit/fëmijët me nevoja të veçanta.

- paragrafi 1 -

Në vendimin e komunës theksohet se shuma e mjeteve financiare për subvencionim do jetë 60 euro në muaj për secilin nxënës.Vendimi i komunës ka hyrë në fuqi nga dita e sotme (e premte).

- Advertisement -

Kujtojmë se në muajin mars Komuna e Prishtinës kishte shpallur konkurs për 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.