E mërkurë, 22 Janar, 2025

60.2 % e maturantëve kaluan Provimin e Maturës në afatin e dytë

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë shpërndarjen e rezultateve të Provimit të Maturës në shkolla, sipas të cilave 2384 nxënës apo 60.2% maturantë kanë kaluar me sukses këtë test në afatin e gushtit.

Arritshmëria mesatare në test është 43.2%.

- Advertisement -

Provimi i Maturës është organizuar më 27 gusht 2022, në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionarë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.

Provimin e kanë paraqitur 5084 nxënës, por në test kanë hyrë 3958 prej tyres. Nga testi për shkak të përdorimit të telefonit janë larguar 21 nxënës, thuhet në komunikatën e MASHTI-t.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...