6-vjeçarja shqiptare bie nga kati i 4 i ballkonit mbi një kalimtar

- Advertisement -

Një vajzë 6-vjeçare nga Shqipëria është rrëzuar ditën e sotme nga kati i katërt i një pallati në Selanik, por mrekullisht ka shpëtuar.

- paragrafi 1 -

Ngjarja tronditëse ka nodhur ditën e sotme rreth orës 13:00 të ditës së sotme kur sipas dëshmitarëve fëmija është zgjatur në ballkon për të marrë çadrën por ka rënë.

- Advertisement -

Një shitëse që ndodhej aty pranë tha se dëgjoi një zhurmë, dhe kur u kthye pa fëmijën që kishte rënë mbi një burrë të moshuar, raporton newsbomb.al.

“U afrova dhe e pashë. Nuk merrte frymë. Sytë i kishte të kthyera lart ndërsa kishte edhe gjakderdhje. Për fat të mirë, një mjek kaloi aty pranë dhe i bëri masazh kardiak. Po të mos kishte rënë mbi një gjyqsh, fëmija do kishte çarë kokën”, tha dëshmitarja për “thesstoday”.

Sipas fqinjëve, nëna e 6-vjeçares kishte shkuar në kopësht për të marrë fëmijën tjetër. Vajza e plagosur është nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Papageorgiou”.