6-vjeçari nga Fushë Kosova akuzon mësuesen për gjuhë ofenduese

- Advertisement -

6-vjeçari me iniciale A.K., nga Fushë Kosova, ka dy javë që nuk shkon në shkollë.

- paragrafi 1 -

Banka ku ai qëndronte ulur çdo ditë në shkollën “Mihal Grameno”, tashmë qëndron e zbrazët.

- Advertisement -

Mosmarrëveshjet mes nënës së tij, N.K., dhe mësueses Marigona Kastrati, janë arsyeja pse 6-vjeçari refuzon të hyjë në klasë. Nëna thotë se i biri po bullizohet nga mësuesja dhe nxënësit e klasës, ndaj edhe i ka humbur dëshira të shkojë në shkollë.

Sipas saj, për çdo lëvizje më të vogël të djalit, mësuesja e qorton dhe e thërret nënën në shkollë. Si pasojë, fëmija ka filluar të ndihet keq. Sipas nënës, sa herë që ajo dhe mësuesja janë takuar gjatë këtyre ditëve, mes tyre ka pasur mospajtime.

Ajo thotë se e ka udhëzuar mësuesen t’ia tërheqë vërejtjen djalit kur sillet keq, por jo ta ofendojë atë.

- Advertisement -

E shqetësuar, nëna tregon se një ditë, kur shkoi ta merrte djalin nga shkolla, e gjeti atë duke qarë, sipas saj, për shkak të sjelljes së keqe të mësueses ndaj tij.

Të njëjtat fjalë i përsërit edhe vetë nxënësi 6-vjeçar. Ai thotë se dëshiron ta ndërrojë shkollën, pasi nuk ka bërë asgjë nga ato për të cilat e akuzon mësuesja.

E shqetësimin e vetëm nuk e ka vetëm me mësuesen. Vogëlushi thotë se edhe nxënësit e klasës nuk sillen mirë me të.

Në bazë të informacioneve të dhëna nga nëna e 6-vjeçarit, N.K., djali nuk ka shkuar në shkollë për më shumë se dy javë.

Ndërkohë, ndryshe është informuar drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovë. Sipas tij, djali tashmë ka filluar t’i ndjekë sërish mësimet. /Marrë nga KlanKosova.tv