E premte, 26 Korrik, 2024

6-vjeçari hyn në emision dhe i kërkon byrek me gjizë, prezantuesja shkrihet së qeshuri

- Advertisement1-

Në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një nënë e quajtur Vera Marku për të rrëfyer problemet që ka me djalin e saj 6-vjeçar.

Para një viti ajo vuri re se koka e djalit të saj Marselit po ngushtohej dhe sjellja e tij filloi të ndryshonte. Marseli filloi të bëhej më i grindur dhe tekanjoz. Kjo gjë i shqetësoi dy prindërit dhe e çuan për vizitë.

- Advertisement -

Mjekët i kanë thënë se kafka e tij e kokës ka filluar të ngushtohet dhe kjo do i hapë shumë probleme. Madje tani i ka prekur dhe qelizat e syve duka ia humbur kështu shikimin. Nëna në këtë emision kërkon ndihmën e të gjithëve sepse ndërhyrja kirurgjikale e djalit në kokë kushtin 6 mijë e 800 euro dhe ajo nuk është në gjendje ta paguajë për shkak të gjendjes së keqe të ekonomisë.

Moderatorja Mirela Milori i ka bërë thirrje të gjithëve që kush të ketë mundësi të kontriubojnë për Marselin dhe se emisioni do merret personalisht me mjekët e spitalit për të bërë këtë ndërhyrje.

Mirela Milori ka ftuar në studio djalin e vogël i cili ishte i buzëqeshur dhe mjaft i ëmbël. Për ta bërë të ndihet më komod Mirela i thotë gazetares që t’i japë një ëmbëlsirë djalit tek klubi i Klanit, por djali kërkon byrek me gjizë dhe akullore. Kërkesa e Marselit e ka bërë Mirelën të qeshë në studio, ku u shpreh se tek klubi i Klanit nuk ka, por do ia mundësonte këtë kërkesë.

Mirela Milori: Ti do vazhdosh me teta Erin, do rrish tek zyra ku ishe dhe nëse do diçka të ëmbël për të ngrënë do ja blejmë tek klubi i Klanit. Çfarë do ti?

Marseli: Byrek me gjizë dhe akullore.

Mirela Milori: Tani byrek me gjizë dhe akullore nuk kemi këtu, por do porosisim për Marselin (qesh). Sa i bukur është ky fëmijë kur qesh! 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...