6-vjeçari gjuan mësuesen me armë pas një përplasjeje verbale

- Advertisement -

Një djalë gjashtë vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi një mësuese në shtetin amerikan të Virxhinias, kanë bërë të ditur oficerët.

- paragrafi 1 -

Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale, në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News, tha shefi Steve Drew.

- Advertisement -

Është e paqartë se si fëmija e mori armën, por Drew tha se incidenti nuk ishte aksidental, raportoi BBC-ja të shtunën.

Mësuesja – emri i të cilës nuk është bërë i ditur dhe thuhet se është rreth të 30-ave dhe ka mbetur me lëndime të rënda.

Ajo u dërgua në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët. Ngjarja ndodhi në një klasë të klasës së parë pas një sherri mes dyshes.

- Advertisement -

Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla e cila ka rreth 550 nxënës kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme dhe jo çdo fëmijë u inspektua.

Policia nuk pranoi të emërtojë armën e përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë.