“Mjekësia parandaluese” është një hit për vite me radhë dhe ka shumë qasje të bazuara në shkencë që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve.
Por, marrja e një multivitamine nuk është një prej tyre dhe disa nga përbërësit në këto shtesa mund të çojnë në probleme shëndetësore.
Këto gjashtë rreziqe ju kërcënojnë nëse merrni multivitamina çdo ditë.
Do t’i hidhni paratë
Nëse investoni në multivitamina si parandalim i sëmundjeve, shkenca nuk është pikërisht në anën tuaj. Në një studim të botuar në vitin 2018, shkencëtarët nga Universiteti “Johns Hopkins” analizuan në studime që përfshinë gati gjysmë milion njerëz dhe arritën në përfundimin se marrja e një multivitamine nuk zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës, kancerit, rënie njohëse ose vdekje e hershme. Ata ju këshillojnë të mos humbni para për multivitamina dhe të merrni të gjitha mineralet që ju duhen nga ushqimi.
Rritja e rrezikut të kancerit
Nëse merrni multivitamina bëni kujdes se sa biotinë përmbajnë. Mjekia familjare Kathryn Boiling rekomandon që pacientët të mos marrin më shumë se 1 mg biotinë në ditë. Një studim tregoi se njerëzit që marrin doza të mëdha të biotinës kanë një rrezik në rritje të kancerit të mushkërive.
Gjakderdhje e tepërt
Një përbërës tjetër potencialisht i rrezikshëm në një multivitaminë është vitamina E. “Nëse nuk keni një arsye të mirë për të marrë vitaminë E, nuk duhet ta merrni. Ne dikur mendonim se ishte mirë të merrej sepse është një antioksidues, por rezulton se rreziqet e marrjes së saj janë shumë më të mëdha se përfitimet. Vitamina E hollon gjakun dhe mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë edhe me lëndime të lehta”, tha Boiling.
Dështimi i mëlçisë
Asnjë shtojcë nuk duhet të përmbajë ekstrakt të pastër të bimës së kafesë. “Kafeja mund të shkaktojë dështim të mëlçisë. Unë u them pacientëve se nuk është e sigurt ta merrni ”, tha Boiling.
Problemet neurologjike
Çdo multivitaminë që përmban triptofan duhet të shmanget. “Triptofani është diçka që mund të merret për t’ju ndihmuar të bini në gjumë, por shoqërohet me një çrregullim neurologjik që përfshin lodhje, dhimbje intensive të muskujve dhe nervave”, tha Boiling. Triptofani është i pranishëm në sasi të vogla në ushqime si gjel deti dhe qumësht dhe ky nuk është problem, por nuk duhet të merret si shtesë.
Ndërveprimet me ilaçet
Disa multivitamina mund të kenë një efekt negativ në kombinim me ilaçet kundër depresionit dhe kontraceptivët, kështu që ato nuk duhet të merren, shkruan Eat This Not This.