Viti 2020 në përgjithësi ka qenë vit i vështirë. Vështirësitë kanë prekur pothuajse të gjitha poret e jetës.
Prandaj, ka qenë mjaftueshëm e vështirë për t’u përqendruar në mësimin e aftësive të reja, apo realizimin e planeve, siç kem bërë vitet paraprake.
Tash që viti i ri ka filluar dhe priten përmirësime të vazhdueshme, trajnerët e karrierës kanë ofruar këshilla së si të reflektohet mbi gjithçka, që keni përjetuar në vitin 2020 dhe të nxirrni mësime për muajt e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Këto janë disa pyetje që trajnuesit e karrierës thonë se duhet t’ia bëni vetës, për t’i përcaktuar synimet tuaja.
Çfarë keni arritur më 2020?
Përpara se të filloni të mendoni për vitin 2021, bëni një vlerësim të vitit 2020 dhe gjithçka që keni arritur gjatë tij. Filloni një rutinë meditimi! Pavarësisht që keni pasur pritje më të mëdha nga vetja për vitin e kaluar, gjithçka që keni arritur në një vit aq të trazuar duhet të jetë diçka për të cilën krenoheni.
Çfarë ju bën që të gjallëroheni?
Zgjidhni një ose dy qëllime të mëdha për t’u përqendruar dhe më pas mendo përmes hapave konkretë, që do t’i bësh çdo javë ose muaj, në mënyrë që të bësh përparim në to! Çfarë ju bën të gjallë? Mendoni për rastet kur punoni për diçka që ju bën të ndiheni të qetë dhe që mendoni se ia vlen! Cilat detyra po bëni? Në çfarë mjedisi po punoni? Me kë po ndërveproni?
Ndoshta keni kaluar muajt e fundit duke organizuar ngjarje virtuale dhe vërtet e keni shijuar atë. Mendoni për vendet e punës, ndërmarrjet apo industritë, ku mund t’i shfaqni ato aftësi si: ndërtimi i komunitetit dhe delegimi i tyre, sepse kjo mund të kthehet në punë me pagesë.
Çfarë nuk ju pëlqen?
Për të arritur në ndryshim, konsulentët e karrierës, thonë që është e rëndësishme pyetja se: çka nuk dëshironi të bëni? Kjo pyetje nuk është edhe aq e vështirë sa duket. Bazuar në përvojat tuaja ju tashmë mund ta dini se cilat janë detyrat nga të cilat nuk kënaqeni, apo cilat janë mjediset që ua krijojnë këtë ndjesi. Mendoni mënyrat për t’u afruar më shumë në gjërat që i doni!
Si po e shfrytëzoni kohën çdo ditë?
Ekspertët e karrierës thonë që është mirë që tani e tutje të krijoni një tabelë, apo grafikon, i cili tregon se si e kaloni çdo orë në ditë. Pasi ta shikoni atë, mendoni se sa kohë kaloni në gjëra që kanë shumë rëndësi për ju dhe sa në ato që kanë pak rëndësi. Nëse po kaloni kohë më shumë se sa doni në një fushë, atëherë është koha që ta ndryshoni atë!
Si duhet të jetë një ditë e përkryer?
Autori dhe themeluesi Ramit Sethi, tregon se si dita e tij e përsosur është fillimi i saj me një mëngjes të qetë dy orësh. Ai shpjegon se si pasi e kishte kuptuar se kështu dita e tij bëhej e përkryer filloi të flinte herët, të zgjohej herët dhe nuk caktonte takime që në të gdhirë.
Çfarë ju ndihmon të gjeni rezistencën çdo ditë?
Mendoni se çfarë ju ndihmoi të kaloni ditët veçanërisht të trazuara këtë vit: Si e organizuat kohën tuaj? Sa fleksibilitet keni nevojë nga shefi juaj në mënyrë që të bëni punën tuaj më të mirë në shtëpi dhe në punë? Çfarë keni bërë që të kujdeseni për veten tuaj çdo ditë?
Për shembull, nëse e dini që ushtrimet në mes të ditës ju ndihmojnë të ndiheni më produktiv dhe të përqendruar, caktoni atë kohë për veten gjatë ditës së punës! Ose, nëse e keni kuptuar që keni frikë nga takimet me video, merrni parasysh t’i ndryshoni ato në telefonata, të cilat mund t’i bëni gjatë një shëtitje jashtë.
Punonjësit duhet t’i komunikojnë këto mendime me menaxherin dhe udhëheqësit duhet gjithashtu t’i modelojnë këtë sjellje. Në fund ripërcaktoni se si duket suksesi për ju!