6 nxënës nga Kosova do të marrin pjesë në Olimpiadën e Fizikës në Slloveni dhe në Bjellorusi

- Advertisement -

Shoqata Kosovare e Fizikës ka njoftuar se në mbështetje të Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit planifikon të marr pjesë me dy ekipe me nga 3 përfaqsues në Olimpiadën e 6-të Europiane të Fizikës (6th European Physics Olympiad), (EuPhO 2022) 20 – 24 Maj, 2022, Ljubljana, Slovenia. dhe Olimpiadën e 52 Ndërkombëtare të Fizikës 2022 (52nd International Physics Olympiad 2022), 10-18 Korrik 2022, Minsk, Bjellorusi. (IPhO 2022).

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Këtë vit, Shoqata Kosovare e Fizikës në mbështetje të Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit planifikon të marr pjesë me dy ekipe me nga 3 përfaqsues në Olimpiadën e 6-të Europiane të Fizikës (6th European Physics Olympiad), (EuPhO 2022) 20 – 24 Maj, 2022, Ljubljana, Slovenia. dhe Olimpiadën e 52 Ndërkombëtare të Fizikës 2022 (52nd International Physics Olympiad 2022), 10-18 Korrik 2022, Minsk, Bjellorusi. (IPhO 2022).

Lajmërohen fituesit e Garave të XXIII Republikane të Fizikanëve të Rinj se më: 19.03.2022 nga ora 12.00 -15.30 (çdo të shtunë) do të filloj kursi (pa pagese) i ushtrimeve numerike dhe laboratorike për pergaditje për pjesëmarrjen në Olimpiadat ndërkombtare.

Në këtë kurs mund te marrin pjesë edhe nxënës tjerë të interesuar pas një kërkese të aprovuar nga Shoqata.

- Advertisement -

Në fund të kursit, vetëm për fituesit e Garave Republikane të Fizikanëve të Rinj, do të mbahet një test vlerësues/përzgjedhës Përzgjedhja e ekipit përfaqsues për Olimpiada ndërkombtare do të varet ekskluzivisht nga rezultatet e këtij testi vlerësues/përzgjedhës.

Për të gjitha detajet tjera fituesit e garave do të informohen gjatë mbajtjes së ushtrimeve.

Ftohen fituesit e Garave të XXIII Republikane të Fizikanëve të Rinj 2022 që në emailin e Shoqatës ti dërgojnë të dhënat e plota bankare (per ata që nuk kanë xhirollogari personale, lejohet edhe të prindit) për pagesën e shpërblimeve.
SHFK