6 mësimdhënës të shkollës “Pavarësia” përfundojnë procesin e vlerësimit për licencën e përtritjes

- Advertisement -

Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë ka njoftuar se ka realizuar me sukses procesin e vlerësimit për 6 mësimdhënës, proces ky i filluar në mars të këtij viti dhe i domosdoshëm për të fituar të drejtën për Licencën e Përtritjes, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Nga të vlerësuarit, 3 janë mësimdhënës të nivelit klasor dhe 3 të tjerë të nivelit lëndor.

- Advertisement -

Pas marrjes së kësaj licence, këta mësimdhënës janë kompletuar për aplikim të Licencës së Avancuar.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Ekipi i shkollës ka realizuar me sukses procesin e vlerësimit për 6 mësimdhënës, proces ky i filluar në mars të këtij viti dhe i domosdoshëm për të fituar të drejtën për Licencën e Përtritjes.

Pas marrjes së kësaj licence, këta mësimdhënës janë kompletuar për aplikim të Licencës së Avancuar.

Vlerësimi me bazë në shkollë ka përfshirë analiza të detajuara të praktikës mësimore, angazhim profesional dhe zhvillim të vazhdueshëm, duke rezultuar me vlerësime shumë të larta për të gjithë mësimdhënësit.

Nga të vlerësuarit, 3 janë mësimdhënës të nivelit klasor dhe 3 të tjerë të nivelit lëndor.

Të gjithë kanë dëshmuar nivel të lartë të profesionalizmit, dhe të gatshëm për të pranuar sugjerime nga ekipi vlerësues, si dhe për të plotësuar nevojat për mësimdhënie bashkëkohore.

Emrat e mësimdhënësve që kanë fituar të drejtën për Licencën e Përtritjes janë:

1. Afërdita Sermaxhaj – mësuese klase.

2. Agron Mulaj – mësimdhënës i matematikës.

3. Arta Ramabaja – mësuese klase.

4. Cyme Gashi – mësimdhënëse e fizikës.

5. Iliriana Halimi – mësuese klase.

6. Valbona Berisha – mësimdhënëse e gjuhës angleze.

Ky sukses është dëshmi e qartë e përgatitjes dhe angazhimit të tyre profesional.

Institucioni ynë i falënderon dhe i uron mësimdhënësit për këtë arritje të merituar, duke i inkurajuar që të vazhdojnë rrugën e përparimit profesional dhe të kontribuojnë edhe më tej në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Gjithsesi falenderojmë ekipin vlerësues për punën e bërë gjatë një viti shkollor.