E diel, 24 Nëntor, 2024

6 mënyra si të qetësoni dhimbjet e stomakut në kushte shtëpie

- Advertisement1-

Dhimbjet e stomakut janë aq të zakonshme sa të gjithë i përjetojnë ato në një moment apo në një tjetër. Ka dhjetëra arsye pse mund të keni një dhimbje stomaku. Shumica e shkaqeve nuk janë serioze dhe simptomat kalojnë shpejt. Në përgjithësi, nuk ka nevojë të shikoni përtej kuzhinës suaj për një zgjidhje.

Xhenxhefil

- Advertisement -

Që nga kohërat antike, njerëzit i janë drejtuar xhenxhefilit si një ilaç për të gjitha, nga dhimbja te marramendja. Nuk është thjesht një përrallë e të moshuarave. Studimet kanë treguar se xhenxhefili mund të jetë një trajtim shumë efektiv për disa lloje të shqetësimeve të stomakut. Një anti-inflamator natyral, xhenxhefili është i disponueshëm në shumë forma dhe të gjitha mund të ndihmojnë. Suplementet e xhenxhefilit janë të lehta për t’u marrë, ndërsa disa njerëz e preferojnë xhenxhefilin në formë pijeje, si çaj për shembull.

Çaj kamomili

Një filxhan çaji kamomili mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së stomakut, duke vepruar si një anti-inflamator. Këto veti anti-inflamatore ndihmojnë muskujt e stomakut të relaksohen, gjë që mund të zvogëlojë dhimbjen e ngërçeve dhe spazmave.

Dieta BRAT

Dieta BRAT përfshin bananet, orizin, salcën e mollëve dhe bukën e thekur, që ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e stomakut, përzierjet ose diarren.

BRAT përmban ushqime me fibra të ulëta dhe asnjë nga këto ushqime nuk përmban kripë ose erëza, të cilat mund të përkeqësojnë më tej simptomat. Kjo dietë e butë është e zakonshme kur ndiheni të sëmurë dhe doni të hani diçka. Provoni ta thekni shumë bukën, gjë që mendohet se zvogëlon të përzierat.

- Advertisement -rrrrrrr

Mente

Mentja shpesh rregullon të përzierat dhe shqetësimin e stomakut, sepse mentoli në gjethet e saj është një analgjezik natyral, ose thënë ndryshe qetësues i dhimbjeve.

Provoni:

Të pini një filxhan çaj menteje

Të nuhasni aromën e mentes

Të hani një karamele me mente

Të përtypni gjethet e mentes

Këto gjëra mbajnë larg dhimbjet e stomakut dhe lehtësojnë ndjenjat e përzierjes.

Uthull molle

Nëse keni dhimbje, provoni të merrni një lugë gjelle uthull molle për të neutralizuar stomakun. Rekomandohet të përzieni një lugë gjelle uthull molle me një filxhan ujë dhe një lugë çaji mjaltë, dhe pijeni ngadalë.

Jastëk i ngrohtë

Përdorni një jastëk të ngrohtë ose një shishe me ujë të nxehtë duke e vendosur në stomak derisa dhimbjet të lehtësohen. Ngrohtësia në stomak do të qetësojë çdo ngërç ose dhimbje, duke i bërë muskujt tuaj të relaksohen. Megjithatë, mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të dëmtoni lëkurën nga përdorimi i tepërt.

Kur duhet të vizitoni një mjek

Problemet e stomakut ndonjëherë tregojnë një problem më serioz. Të vjellat e zgjatura ju vënë në rrezik për dehidratim. Pirja e vazhdueshme e ujit mund të ndihmojë në parandalimin e dehidratimit. Duhet të vizitoheni te një mjek nëse keni të përziera ose dhimbje stomaku dhe parehati për më shumë se 48 orë. Nëse vini re se vazhdimisht keni probleme me stomakun pasi keni ngrënë ushqime të caktuara ose keni kryer aktivitete të veçanta, flisni me mjekun për simptomat tuaja. Mund të mos jetë asgjë, por një konsultë e shpejtë me mjekun e familjes mund t’ju ndihmojë shumë.

Përshtatur nga Healthline

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...