E shtunë, 18 Janar, 2025

6 gjërat që fëmijët i trashëgojnë vetëm nga babai i tyre

- Advertisement1-

Sa herë që vjen në jetë një fëmijë në një familje, të afërmit komentojnë se “ai ka sytë e nënës së tij” ose se ai ka trashëguar “hundën e gjyshit të tij”.

Por si mund të shihen këto ngjashmëri, kur fëmijët e vegjël janë të gjithë të ngjashëm me njëri-tjetrin?

- Advertisement -

Megjithatë, ka disa gjëra që fëmijët mund të trashëgojnë vetëm nga baballarët e tyre.

Problemet me zemrën

Ekziston një gjen që transmetohet gjithmonë nga babai tek djali. Kjo pjesë e ADN-së mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër deri në 50%! Pra, nëse babai juaj ka probleme me zemrën, është mirë të kryeni kontrolle.

Gjatësinë

Shumë njerëz supozojnë se gjatësia e fëmijës jepet nga gjatësia mesatare e prindërve. Është e vërtetë se gjatësia e fëmijëve merret nga një kombinim i gjeneve të të dy prindërve, por në disa raste gjeni i babait mund të ketë një ndikim më të madh se ai i nënës. Më shumë se 700 fije gjenetike kombinohen për të përcaktuar gjatësinë e fëmijës. Nëse vetëm një prej tyre është subjekt i ndryshimit, ai mund të ndryshojë gjatësinë me 3 centimetra, që nuk është një ndryshim i vogël!

Problemet me shëndetin mendor

- Advertisement -rrrrrrr

Është treguar se çrregullimet mendore janë trashëgimore. Por shanset që fëmija trashëgon një çrregullim mendor nga babai i tij rritet me rritjen e moshës së babait. Nëse një person bëhet baba në moshë të madhe dhe vuan nga një sëmundje mendore, siç është skizofrenia, ADN-ja e tij ka ndryshuar me siguri gjatë viteve dhe rrjedhimisht sperma do të transmetojë ADN-në e mutuar tek foshnja.

Problemet e dhëmbëve

Fëmijët trashëgojnë dhëmbët e etërve të tyre, sepse gjenet mashkullore janë shumë më dominues sesa ato femra kur është fjala për dhëmbët. Kjo përfshin madhësinë e dhëmbëve, formën e nofullës dhe të gjithë pjesën tjetër.

Ngjyrën e syve

Të dy prindërit kanë treguar se ndikojnë në ngjyrën e syve të fëmijës, por në shumicën e rasteve gjenet e babait kanë më shumë ndikim. Megjithatë, gjenet që shkaktojnë ngjyrë të errët të syve janë më dominues sesa gjenet përgjegjëse për sytë e ndritshëm, kështu që nëse njëri prej prindërve ka një ngjyrë të errët të syve, atëherë fëmija do të ketë sy të errët.

Gjininë

Vetëm babai mund të ndikojë në gjininë e fëmijës. Kromozomi që dominon spermën e babait krijon një kombinim të kromozomeve që përcakton gjininë e fëmijës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...