54 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës u themelua sot 54 vjet më parë. Universiteti “Hasan Prishtina” është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Ndërkohë, viteve të fundit, UP-ja renditet ndër universitetet më të mira të rajonit.

- paragrafi 1 -

Sot Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënon 54-vjetorin e themelimit. Ky Universitet është edhe më i madhi në vend dhe që ka përgatitur kuadro të shumta për fusha të ndryshme.

- Advertisement -

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës.

Sot janë paraparë një sërë aktivitetesh që festojnë përvjetorin e universitetit. Për nder të këtij përvjetori ndahen mirënjohje për stafin akademik, shkruajnë medet në Kosovë.