Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se 53 doktorantë jashtë vendit përfitojnë bursë nga MAShTI, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i saj:
🎓 53 doktorantë jashtë vendit përfitojnë bursë nga MAShTI
Pas publikimit të bursave STEM, sot kemi publikuar edhe vendimin për ndarjen e bursave për studentët e doktoratës që studiojnë në 500 universitetet më të mira në botë, sipas renditjes prestigjioze “Shanghai Ranking”, për vitin akademik 2025/2026.
Këta 53 studentë të jashtëzakonshëm do të marrin mbështetje financiare prej 8,500 euro, një investim i rëndësishëm në dijen dhe të ardhmen e vendit tonë.
✨ Besojmë se secili prej tyre do të kthehet me njohuri, përvojë dhe vizion të ri, për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Suksese!

