E hënë, 24 Shkurt, 2025

51-vjeçari jordanez që theu rekord për shkathtësitë në matematikë

- Advertisement1-

Shkathtësitë e shpejta në matematikë të një burri jordanez e bënë atë që të hyjë në librin e rekordeve Guinnes, për kohën më të shpejtë për të numëruar shkronjat në 10 fjali.

Mohammad Sayaheen, 51 vjeç, nga Irbid, zbuloi talentin e tij për llogaritjen e shpejtë kur ishte në shkollë.

- Advertisement -

“Unë e kuptova aftësinë time për të llogaritur shpejt në shkollën e mesme, pothuajse rastësisht”, tha Sayaheen për Guinness World Records. “Fillimisht mendova se të gjithë fëmijët mund të bënin atë që bëj unë, derisa një mësues matematike më tha të kundërtën”.

Sayaheen e zhvilloi aftësinë e tij në një llogaritje të pazakontë: llogaritjen e numrit të shkronjave në një fjali. Ai fitoi famë për aftësinë kur e tregoi atë në një episod të serialit televiziv Arabs Got Talent.

Sayaheen tani ka fituar një titull të rekordeve botërore Guinness duke numëruar numrin e shkronjave në 10 fjali në 35.5 sekonda. Çdo llogaritje i merrte vetëm një ose dy sekonda, por rregullat e GWR kërkonin që ai të lexonte çdo fjali me zë të lartë përpara se të paraqiste totalin.

“Unë nuk kam nevojë për ngrohje; unë mund t’i bëj menjëherë këto llogaritje”, u tha Sayaheen zyrtarëve.

@gwrarabic محمد صياحين، 51 عام، شكّل ثورة جديدة في الجمع بين عالمي الحساب الذهني الفائق والرصد السمعي. فقد استطاع حصد الرقم القياسي العالمي لأسرع وقت في حساب عدد الأحرف في 10 @ابو الحروف ♬ original sound – Guinness World Records Arabic

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...