500 nxënës mbetën pa iu nënshtruar testit të maturës, probleme i dolën në e-Kosova

- Advertisement -

Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme.

- paragrafi 1 -

19 mijë e 200 prej tyre do të i nënshtrohen testit të maturës, ku nga rezultatet e kësaj sfide, varet e drejta e tyre për shkollimin e mëtejmë.

- Advertisement -

Ndërkaq, 500 nxënësve iu është refuzuar kjo e drejtë, për shkak të mos aplikimit të saktë, ose problemeve që kishin me e-Kosova.

Ndërsa si edhe çdo vit tjetër, sipas portalit “Koha”, përgjigjet e testit janë shpërndarë në disa grupe në Viber.

Madje, raportohet se disa prej tyre kanë mbi dy mijë anëtarë.