“50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit”

- Advertisement -

Partitë politike ende pa nisur fushata kanë nisur premtimet e ndryshme. S’ka si të mungojnë edhe ato për fushën e arsimit dhe mbështetjen që premtojnë për mësimdhënësit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka premtuar një të ardhme të re për sistemin e arsimit.

- Advertisement -

Ai ka bërë me dije se me qeverisjen e tij nxënësit do të pajisen me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në qeverisjen e tij do të ketë Fond Shtetëror të Bursave për studentët.

Hamza ka premtuar 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.

✅ 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit.

✅ 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe ndërtim të vazhdueshëm të çerdheve të reja.

✅ Arsim cilësor, me mësim gjithëditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit.

✅ Arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin.

✅ Fond Shtetëror të Bursave për studentët.

#MaMirë për fëmijët, nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit.
#MaMirë për arsimin dhe Kosovën.