E shtunë, 23 Nëntor, 2024

50 nxënës, 2 orë në këmbë për të shkuar në shkollë

- Advertisement1-

Për të shkuar në shkollën e Zall Herrit 50 nxënës të Priskës së vogël, vetëm 18 kilometra larg Tiranës, duhet të ecin 2 orë në këmbë. Report Tv përshkroi bashkë me fëmijët rrugën e mundimshme drejt dijes pasi shkolla e fshatit u mbyll prej klasave kolektive.

Eshtë e veshtirë të besosh që sot jo dy apo tre fëmijë në një zonë diku mes maleve, por 50 nxënës vetëm 18 kilometra larg Tiranës duhet të ecin dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Report TV shkoi në fshatin Priskë e Vogël dhe bashkë me fëmijët përshkoi rrugën deri në shkollën e tyre në Zall Herr.

- Advertisement -

“Ndodhemi në fshatin Priskë e Vogël, jo shumë larg kryeqytetit, vetëm 18 km. Shkolla është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme për ata të cilët duan të marrin dije apo t’i thellojnë njohuritë. Por për nxënësit e fshatit Priskë e Vogël të shkosh në shkollë është kthyer në një sfidë të përditshme pasi rruga mungon.

Bashkë me Eraldin, Xhesikën, Vanesën, Ervisin , Klevisën e me 50 fëmijë të tjerë të fshatit që na bashkohen rrugës jemi nisur për në shkollën e Zall Herrit.”

Për shkak të rrugës së keqe po shkojmë në këmbë drejt vendit ku të vegjlit i pret furgoni.

Zgjimi i tyre i përditshëm nuk i ngjason fëmijëve të tjerë, në Tiranë apo edhe në qendra të tjera urbane. Për të mbërritur në kohë për orën e parë të mësimit, fëmijët duhet të ngrihen në orën 5:00 të mëngjesit.

“Ti e do shkollën?”- pyet gazetarja.

“Po, dhe dëshiroj që të bëjnë një rrugë që të shkojmë më lehtë në shkollë. Notat i kam 4 dhe 5” – thotë një nxënës.

- Advertisement -rrrrrrr

“Unë zgjohem në orën 5 për t’u bërë gati e më tej për të shkuar në shkollë në orën 5. Nuk kam pasur raste që kam përtuar për të shkuar në shkollë sepse s’kemi ca t’i bëjmë” – thotë një tjetër nxënëse.

“Notat i kam 4 dhe 5. Kur bie shi kemi shumë vështirësi për rrugën”.

Në ditë me reshje këta fëmijë e përshkojnë të gjithë rrugën me këmbë. Furgoni nuk u vjen.

“Kam bërë shumë mungesa në shkollë për shkak të rrugës dhe kur bie shi është shumë baltë. Kur bie shi na dalin mamatë me çadër. Bëhet shumë keq. Deri te shkolla rruga më bën 60 minuta. Me makinë n amban më pak ndërsa në këmbë na mban dy orë. E kemi patur një autobus, dhe kemi patur raste që kemi shkuar në këmbë, pasi autobusi nuk ngjitej dot. U lodha shumë atë ditë” – tha një nxënës.

Së bashku me ta u bashkuan dhe fëmijë të tjerë për të shkuar në shkollën e Zall Herrit. Nxënësit e Priskës së Vogël e nisën këtë vit shkollor dy javë me vonesë se bashkmoshatarët.

Prindërit tregojnë se ministria e Arsimit ua mbylli shkollën e fshatit me argumentin se klasave kolektive. Në këto kushte nxënësit, por dhe fëmijët e kopshtit sfiliten çdo ditë për të shkuar deri në Zall Herr.

“Tani që fillojnë dhe shirat e rruga është cope cope është vështirë. Normal që fëmijët kanë bërë shumë mungesa se kur është shi ku do të shkojnë, I bie të ecin gjysëm ore në këmbë.”

“Transportin, gjysmën e paguan bashkia, ministria e arsimit dhe gjysmën fshatarët vetë. Mua kostoja më shkon 40 mijë lekë të vjetra sepse kam 4 fëmijë në shkollë dhe jam me ndihmë ekonomike, të ardhura s’ka tjetër. Rrugën i kam kërkuar bashkisë së Tiranës me shkrim dhe pranë njësisë. Gjithashtu në drejtori arsimore kam qenë dhe në ministr të arsimit, në drejtori rajonale po ashtu, kam dërguar dhe e-maile dhe nuk është marr asnjë masë” – thonë fëmijët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...