E hënë, 20 Janar, 2025

“50 euro në xhep”, problemi në sistem nga i cili po përfitojnë prindërit

- Advertisement1-

Në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

Për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

- Advertisement -

Nxënësit që tashmë do dalin në klasë të gjashtë por nuk kanë mbushur ende 11 vjeç nuk mund të aplikojnë për këtë mbështetje prej 30 euro pasi nuk i përmbushin kriteret e moshës 11 deri 15 vjeç.

për për subvencionim prej 80 eurosh që ndahen për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

Një prind i ka shkruar Gazetës Insajderi duke treguar se fëmiu tij do mbush në shtator 11 vjeç dhe nuk po mundet të aplikojë për të masa mbështetëse prej 30 eurosh. Prandaj ai mund që ta shfrytëzojë formën tjetër nga e cila do merr 80 euro e siç shprehet ai do i mbesin ’50 euro në xhep’.

‘Në shtator fëmiu mbush 11 vjeç, është në klasë të gjashtë, sistemi nuk me lejon me apliku. Veç nëse ja marr 80 euro me apliku për klasë të pestë e me ja ble librat e klasës së gjashtë. Me i mbajt 50 euro në xhep”, shprehet ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...