E martë, 25 Shkurt, 2025

5-vjeçari indian humbi familjen pasi e zuri gjumi në tren, ribashkohet pas 25 vitesh

- Advertisement1-

Një djalë të vogël nga një familje e varfër në Indi e zuri gjumi në një tren dhe kur u zgjua e gjeti veten 1000 milje larg shtëpisë. Sado e pabesueshme mund t’ju tingëllojë, është e vërtetë. Djali quhej Saro dhe ishte vetëm pesë vjeç.

Për disa kohë jetoi rrugëve derisa një polic e mori dhe e çoi në jetimore. Shpejt Saro gjeti një familje të re. Ai u adoptua nga një çift australian dhe filloi një jetë të re në Tazmani. Vite më vonë, pasi Saro u rrit dhe ishte një djalosh i ri, normalisht që kishte një dëshirë të zjarrtë të mësonte më shumë për familjen dhe origjinën e tij.

- Advertisement -

Prandaj nisi një kërkim duke përdorur si mjet orientues “Google Earth”. E dëgjuat shumë mirë përdori “Google Earth”. Saro nuk e kishte harruar nënën e tij biologjike. Imazhi i saj i shfaqej herë pas here vazhdimisht. U nis ta kërkonte me një çantë krahëve dhe një laptop. Ishte shumë i vendosur dhe iu fiksua që do e gjente familjen e tij me patjetër.

Përdori njohuritë që kishte në matematikë për të bërë llogaritur koordinatat si dhe gjithçka, çdo kujtim që i vinte ndër mend nga vendi i lindjes. Pas një kohe të gjatë kërkimi, Saro më në fund e gjeti vendlindjen e tij, një fshat në Indinë Qendrore, dhe aty kujtimet filluan t’i shfaqeshin radhë pas radhe. Pylli ku luante, tempulli ku familja e tij lutej, ura e vogël, muri me tulla dhe aty mes njerëzve në treg u takua me nënën e tij biologjike.

Mund t’i imagjinojmë shumë mirë emocionet që ndjenë nënë e bir. Pas 25 vitesh gjetën njëri-tjetrin. Në një intervistë vite më vonë, Saro është shprehur: “Doja t’i thosha, e di që më ke kërkuar, por unë kalova tërë jetën duke të kërkuar ty”.

Tashmë Saro ka dy familje dhe jetën e tij e ka ndarë mes Australisë dhe Indisë. Ai e do nënën e tij biologjike, por do gjithashtu shumë edhe prindërit adoptues. Historia e Saros ka frymëzuar mijëra persona. Ai madje ka shkruar një autobiografi e cila u bë edhe film tepër i suksesshëm, ku luan edhe aktorja e njohur Nicole Kidman. Morali i historisë: “Familja është gjëja më e shtrenjtë që kemi dhe me kurajo dhe vendosmëri mund të arrini gjithçka”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...