5-vjeçari i shpëton aksidentit të frikshëm , bie nga vetura në rrugë kur mjeti përplaset nga autobusi

- Advertisement -

Një djalë 5-vjeçar shpëtoi mrekullisht kur ra nga makina pas një aksidenti dhe më pas pothuajse u përplas nga një autobus.

- paragrafi 1 -

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur fëmija ra nga makina në rrugë pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me autobusin në Itatiba, Sao Paulo, Brazil.

- Advertisement -

Vogëlushi më pas rrëshqiti përgjatë rrugës pranë autobusit, dhe shpëtoi mrekullisht pasi ekzistonte rreziku që të përfundonte nën rrotat e autobusit.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nga qendra e qytetit kapën aksidentin dramatik që ndodhi më 12 tetor.

Siç shihet në videon e mëposhtme, nga njëri kënd, mund të vërehet se si autobusi po udhëtonte përpara dhe një makinë gri papritmas del nga ana e djathtë dhe përplaset me të.