E shtunë, 23 Nëntor, 2024

5 veprime të shpejta që do t’ju ndihmojnë të mbani ankthin nën kontroll

- Advertisement1-

“Duke mbyllur” bisedën në kokën tuaj do të jetë më e lehtë të jetoni momentin në harmoni dhe më shumë siguri.


Provo teknikën e frymëmarrjes

- Advertisement -

Gjëja e parë që ndodh tek një person që përfshihet nga ankthi, ndodh një rritje e aktivitetit të amigdalës që luan një rol kyç në përpunimin e emocioneve tona dhe ndodhet në sistemin limbik të trurit. Frymëmarrja është më sipërfaqësore dhe më e thjeshtë, zemra rreh më shpejt dhe kjo gjë ndikon edhe tek mendimet mendimet, duke i bërë më stresuese e shqetësuese. Mënyra më e mirë për të ndërprerë këtë cikël është të ndryshosh atë që trupit po i nddodh fizikisht. Filloni nga frymëmarrja. Ndaloni dhe merrni frymë katër herë, bëni një pushim dhe nxirrni frymën për katër herë. Gjatë kohës që e bëni përsërisni një shprehje si për shembull ‘qetësohu’. Është gjëja më e thjeshtë që mund të bësh nëse ndihesh vërtet në ankth.

Sfido mendimin tënd

Është e dobishme të krijosh ritualin e të ‘sfiduarit të vetes’, sidomos nëse keni tendencën të mendoni për më të keqen. Për të ndaluar atë që po ndodh, sfidoni mendimin tuaj. Pyesni veten: ‘Sa reale është kjo? Mendoni se çfarë do t’i thonit një miku në të njëjtën situatë.’

Shkruaje

Nëse të ndodh të biesh në një spirale mendimesh ankthi, ndalo dhe shkruaj gjithçka për të cilën po shqetësohesh dhe pastaj merr në konsideratë atë që ke shkruar: është realiste apo e ekzagjeruar?

Shkëpute veten

- Advertisement -rrrrrrr

Merr dikë në telefon ose bëj një aktivitet që kërkon përqëndrim, si një puzzle Sudoku, për të larguar mendjen nga mendimet e pakëndshme që po ju shqetësojnë.

Provo meditimin e vetëdijshëm

Ekzistojnë aplikacione të ndryshme për meditimin, të dobishme për të gjetur qetësinë gjatë ditës sepse këto aplikacione ju ndihmojnë të përqëndroheni në momentin e tanishëm. Në vend që të mendoni për të gjithë gjërat e tjera, jepini pushim trurit tuaj. “Duke mbyllur” bisedën në kokën tuaj do të jetë më e lehtë të jetoni momentin në harmoni dhe më shumë siguri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...