Ndërsa mitra juaj zmadhohet, veçanërisht pas rreth javës së 20-të ajo e shtyn stomakun lart kundër diafragmës, duke kondensuar përmbajtjen e stomakut dhe duke i ngritur ato në ezofang. Kjo mund të çojë në zbaticë acidi.
Për të shmangur zbaticën, duhet të eleminoni ushqimet e zakonshme që keni në dietë. Ju nuk duhet të shmangni përfitimet e acidit folik dhe ushqyesve të tjerë që iu duhen, transmeton Gazeta Shneta
Ushqime agrumesh
Ushqimet si portokalli, grejpfruti dhe domatja mund të sjellin të gjitha ndjesitë e djegies pas ngrënies.
Kafeina dhe pije të gazuara
Pijet me kafeinë janë shkaktarë të njohur të urthit.
Alkooli
Kjo është e ndaluar edhe gjatë shtatzanisë.
Ushqime që të shëndoshin
Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme kanë tendencë për të sjellë urth sepse ato marrin më shumë kohë për t’u tretur duke e bërë më të lehtë për ushqimin dhe acidet e stomakut që të kthehen në ezofag.
Çokollata
Hani më pak. Provoni të kufizoni marrjen e çokollatës në vetëm dy katrorë.