E shtunë, 27 Korrik, 2024

5 sjelljet protektive të nënave që i dëmtojnë fëmijët shumë më shumë se sa i ndihmojnë

- Advertisement1-

Ju mendoni se nëse fëmijët e tjerë janë në gjendje ta bëjnë një gjë, edhe fëmija juaj mund ta bëjë…


Të gjitha nënat shqetësohen për fëmijët e tyre dhe kjo gjë është në rregull. Mirëpo, ndonjëherë kujdesi i tepërt mund të kthehet në ankth dhe shqetësim për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Ky artikull mbase ju vjen në ndihmë për ta marrë prindërimin pak më lehtë në mënyrë që edhe ta shijoni:

“Nëse fëmija im bëhet pis përpara se të vijnë miqtë në shtëpi, do më duhet t’ia ndryshoj rrobat”

Ky tipar nuk ka të bëjë me rregullsinë: qëllimi është që nëna të duket perfekte. Veprimet dhe mendimet tuaja janë të përqendruara tek opinioni i të tjerëve, pasi ju dëshironi që ata të shohin që ju i kushtoni rëndësi mëmësisë. Nëse njerëzit shprehin entuziasmin e tyre, ju jeni të lumtur, nëse jo, ju ndjeni keqardhje.

“Nëse fëmija im nuk mund të bëjë asgjë vetëm, do ta ndihmoj unë”

Ju mendoni se nëse fëmijët e tjerë janë në gjendje ta bëjnë një gjë, edhe fëmija juaj mund ta bëjë. Por ju nuk e merrni parasysh se fëmija juaj është një individ me aftësitë dhe dëshirat e veta. Nëse fëmija juaj nuk arrin të bëjë diçka, ju filloni ta qortoni atë ose veten. Kjo sjellje mund të çojë në ulje të performancës së tyre akademike. Nëse e kuptoni se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe të jesh më i miri në gjithçka, nuk i bën të lumtur, fëmija dhe jeta juaj do të jenë më të lehta.

“Kur fëmija im ka kohë të lirë mundohem dhe gjej një punë për ta”

- Advertisement -rrrrrrr

Ju jeni lloji i prindit që përpiqet të mbajë fëmijën tuaj të zënë vetëm për t’i mbajtur ato pranë vete. Ju nuk besoni se ata janë në gjendje të marrin ndonjë vendim të tyre pa kontributin tuaj. Vetëm ju e dini se çfarë është më e mira për ta. Ata kurrë nuk kanë përjetuar një shije të pavarësisë dhe nuk mund të eksplorojnë ndonjë interes të tyre. Kur këta fëmijë rriten, ata nuk janë në gjendje të marrin përgjegjësi dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me jetën e tyre.

“Nëse fëmija im do të shkojë diku me miqtë, unë i tregoj se çfarë duhet të bëjë”

Kur fëmija juaj të rritet, sigurisht që do të gjejë miq. Kur ata të shkojnë në një shëtitje me miqtë ju siguroni të merrni numërat e të gjithë miqve, për të qenë e qetë. Kjo sjellje mund të çojë në ngacmime në shkollë dhe privon një fëmijë nga pavarësia e tyre, sepse ata gjithnjë dëgjojnë nënën e tyre dhe nuk mund të marrin vendime të tyre.

“Kur fëmija është i mërzitur, është faji im”

Keni harruar plotësisht jetën tuaj. Ju jeni vazhdimisht të stresuar dhe të mërzitur. Nëse blini diçka për veten tuaj, ju ndiheni fajtore. Kur fëmija juaj të rritet, ju përpiqeni t’i mbroni nga mendimet e trishtuara, por nuk e kuptoni që gaboni. Për të qenë një person i shëndetshëm, një individ duhet të përjetojë gamën e plotë të emocioneve dhe ndjenjave dhe të dinë se si t’i përballojnë ato negativet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...