E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

5 shenjat që tregojnë se nëna jote është shoqja më e mirë në botë

- Advertisement1-

A e konsideroni mike nënën tuaj?

Nëna është gjithmonë aty për të duartrokitur, kritikuar, dashur, dëgjuar fëmijët, pra nënat 24/7 janë me dhe për fëmijët e tyre.

- Advertisement -

Është një lidhje tejet speciale nënë-fëmijë që sado kohë të kalojë mbetet po e njëjta. Janë disa arsye thelbësore që tregojnë se mami është shoqja më e mirë:

Nëna është fansja juaj më e zjarrtë

Ajo ka besuar tek ju që nga dita e parë dhe ndonjëherë nëna beson tek ju më shumë seç ju besoni tek vetja. Pavarësisht se çfarë planesh keni për jetën, ajo gjithmonë do të jetë aty për t’ju larguar dyshimet dhe për t’ju mbështetur. E vetmja gjë që ajo dëshiron është që ju të ndiheni mirë dhe bën çdo gjë që t’ju shohë të buzëqeshur.

Ajo është gjithmonë e gatshme të të dëgjojë

Të gjithëve na ndodh që kur kemi një lajm të mirë, të parës që nxitojmë t’ia tregojmë është nënës. Ajo gëzohet më shumë se ne për sukseset tona.

Këshillat që i jepni njëra-tjetrës janë të rëndësishme

- Advertisement -rrrrrrr

Kur jeni në mëdyshje, personi i parë që i drejtoheni është nëna juaj. Mendimet dhe këshillat e saj janë vendimtare për ju dhe i merrni ato shumë seriozisht. Ju nuk keni frikë të jeni të sinqertë për gjërat që ju frikësojnë dhe e dini se ajo do t’ju ndihmojë. Nga ana tjetër, edhe mamaja juaj mund të kërkojë këshillën tuaj për gjëra nga më të ndryshme sepse e vlerëson mendimin tuaj.

Ju e dini që mund të jeni plotësisht e sinqertë me të

Ju e dini se pavarësisht se çfarë gjërash mund të vijnë në mendjen tuaj: të mira ose të këqija, gjithmonë mund të hapeni para saj. Ajo nuk do t’ju gjykojë, por do të përpiqet t’ju kuptojë. Aq sa ajo është e mirë për të dhënë këshilla të dobishme, ajo gjithashtu mund të heshtë dhe thjesht të dëgjojë kur duhet.

Ajo gjithmonë do t’ju tregojë të vërtetën

Nënat janë shumë të mira për të thënë të vërtetën e zhveshur, edhe nëse ndonjëherë kjo e vërtetë ju lëndon.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...