Shtrirja në shpinë gjatë lindjes mbyll zonat e komblikut për rreth 30 për qind, prandaj ju propozojmë pozicionet në të cilat lindja do të jetë më e shpejtë dhe më e rehatshme.
Pastaj, nëse mendoni pak më mirë do ta kuptoni që edhe forca e gravitetit punon kundër jush.
– Kjo do të thotë që kur përpiqeni ta shtyni fëmijën jashtë, më parë e shtyni poshtë, pastaj lart tamam para se fëmija të dalë, shkruan mamia Barbara Finderle, transmeton Telegrafi.
Harrojeni turpin
Ekzistojnë pozicione të cilat lindjen mund ta bëjnë më të lehtë se kur shtriheni në shpinë. Nëse tani kujdeseni për atë se si do të dukeni në ato pozicione – më besoni – mos u brengosni në atë ditë!
Qe disa pozicione të cilat mund t’i provoni, por të cilat do t’ju ndihmojnë posaçërisht në fazën e shtyrjes:
1. Galiç
Mund të merrni pozicionin galiç në dysheme, në krevat, dhe të shfrytëzoni çdo gjë që është e nevojshme si mbështetje, p.sh. ballin e krevatit, bashkëshortin etj.
Femrat të cilat përdorin këtë pozicion thonë që në atë mënyrë ndiejnë më shumë kontroll dhe rehati. Kjo mund të ndihmojë në shkurtimin e kanalit të lindjes, po ashtu edhe fëmija më lehtë do të dalë.
2. Në të katrat
Shumica e femrave pozicionin në duar dhe gjunjë konsiderojnë një ndër pozicionet më të rëndësishme me rastin e lindjes. Kjo me siguri ndihmon në kuptimin e gravitacionit, hap gjerësisht kofshët, gjë që do të thotë presion më të vogël në ju dhe në fëmijën tuaj.
Kjo mund të bëhet në krevat, në dysheme të shtruar, në ujë apo të përkulur mbi diçka si topi i pilatesit apo balli i krevatit.
3. Gjunjëzimi
Disa femrave u përshtatet gjunjëzimi, për shembull në jastëk apo në krevat. Mund të kenë mbështetje me duar përreth qafës së bashkëshortit apo të jenë të mbështetura në shumë jastëkë.
4. E shtrirë në ijë
Kjo është krejtësisht e natyrshme dhe mamia mund t’u ndihmojë në atë me ngritjen e njërës këmbë, duke krijuar kështu mjaft hapësirë për shtyrje të fëmijës.
5. Karrige e vogël
Karriget e ndërtuara enkas për lindje janë përdorur me shekuj. Ato karrige të vogla janë të formuara në atë mënyrë që nëna ulet dhe zakonisht e mban partneri i saj apo mamia.