Pesë nxënëse janë shpërblyer me ceertifikata nga Drejtoria, pasi do ta përfaqësojnë shkollën “Dardania” në fazën e dytë të Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe që do të mbahet më 20 mars, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Urime pesë nxënësve tanë të dalluar në nivel shkolle, të cilët do të përfaqësojnë shkollën tonë në fazën e dytë të Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe për klasat e nënta, më 20 mars.
Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje të thellë për përkushtimin e mësimdhënësve dhe nxënësve në arritjen e këtij suksesi.
Në shenjë vlerësimi, pesë nxënësit e përzgjedhur shpërblehen me certifikata.
Urime dhe suksese të mëtejshme për të gjithë nxënësit tanë!