E martë, 23 Korrik, 2024

5 ngjyrat e flokëve që do të dominojnë vjeshtën 2020

- Advertisement1-

Tendencat e ngjyrave të flokëve këtë vjeshtë janë nga më të larmishmet, por specialistët kanë propozuar këtë fundvere pesë ngjyra që do të dominojnë në flokët e kësaj vjeshte.

Natyrisht, brenda këtyre ngjyrave, nuk bëhet fjalë të dilni nga “zona e rehatisë”, por edhe nëse guxoni pak më shumë për t’i dhënë freski ngjyrës suaj tradicionale, nuk do të ishte keq apo jo?

- Advertisement -

“Ne po tentojmë të kalojmë drejt toneve më të errëta dhe më të pasura për vjeshtën e këtij viti”,- thotë Andrew Fitzsimons, stilist flokësh.

“Të gjithë pranojmë më shumë hije natyrale këtë vit, kështu që do t’u përmbahemi ngjyrave që kërkojnë pak kujdes për vjeshtën, pra atyre që janë më afër ngjyrës sonë natyrale”.

Fitzsimons thotë se për vjeshtën tonet më të errëta që qëndrojnë në harmoni me stinën janë: e kuqe e errët, kafe në çokollatë, kafe e ngrohtë, nuancat e karameles dhe tonet e verës.

Këto ngjyra janë të ngrohta dhe komode, ashtu siç synohet të jetë edhe vjeshta.

- Advertisement -rrrrrrr

Shikoni të gjeni disa frymëzime që mund t’u rrinë ngrohtë edhe flokëve tuaj.

1. Karamele

Chrissy Teigen, në 62-vjetorin e çmimeve Grammy flokët i kishte lyer në nuancat e karamelit. Është ngjyrë e ngrohtë që i shkon çdo lloj lëkure.

2. Kafe (me tone të ftohta)

Flokët kafe, me një nuancë të ftohtë si Shay Mitchell shton një dimension të ri në pamjen tuaj.

3. Ngjyrë vere

Jepuni flokëve (brunet kryesisht) një ngjyrë më të ngrohtë e më të ëmbël dyke shkuar tek e purpurta e verës. Ngjyra e flokëve të Zendaya ka përzierje të së kuqes me vishnjën me nuance të errëta.

4. E kuqe e errët

Edhe gërshetat klasike si Rihanna ndihen të freskëta për vjeshtën me këtë hije pikante të kuqe shkruan Class.

5. Çokollatë

Përzierja e toneve të lehta të Gemma Chan bën që kjo nuancë e ftohtë është krijuar enkas për vjeshtën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...