Edhe pse është ende gusht dhe vera nuk ka mbaruar, është mirë të jemi disa hapa përpara kur bëhet fjalë për modën dhe nëse dimë ngjyrat trend, do dimë dhe çfarë blerjesh do të na duhet të bëjmë më tej
Këtë vit, disa prej tendencave të verës do të jenë ende “in” edhe në vjeshtë.
Me prezantimin e koleksioneve të vjeshtë-dimër 2020, u vu re se ndryshe nga herët e tjera, kishte një mbizotërim të ngjyrave si: mandarina apo limoni dhe ky është një lajm i mirë për këdo që dëshiron të zgjasë përdorimin e ngjyrave, që zakonisht bëhet në stinën e verës.
Këto janë pesë ngjyrat verë-vjeshtë për këtë vit:
‘Lemon Meringue’
E verdha e zbehtë është me siguri, një nga ngjyrat që keni parë më shpesh këto kohë, mbase sepse duket mirë tek të gjithë.
Fatmirësisht, bëhuni gati të shihni shumë nuanca të të verdhës së lehtë, pastel, edhe në vjeshtë, pasi nuk kanë ndërmend të shkojnë gjëkundi.
‘Muted Mushroom’
Ka një nuance të re të ngjyrës neutrale këtë vit dhe duket se do të qëndrojë për shumë gjatë në industri. Mocha e lehtë, apo ngjyrë kërpudhe, siç i referohen së fundmi disa marka është nuanca e duhur për t’u veshur mes fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës.
Ngjyra ka qenë një ndër më të përdorurat në prezantimet e koleksioneve nga stilistë si Rejina Pyo, Nanushka e shumë të tjerë.
‘Oat Milk’
Përsëri tek neutralet. “Qumështi i tërshërës” është kombinimi i duhur mes një ngjyre jo shumë të ndezur dhe jo shumë të zbehtë.
Nisi të jetë pjesë e sfilatave prezantuese që në pranverë, por sa vjen dhe duket më bukur, edhe në verë, e tashmë dhe në vjeshtë.
‘Tangy Tangerine’
Nëse vjeshta zakonisht ësht për ngjyrat neutrale e përmendura edhe më lart, ky sezon do të jetë tërësisht ndryshe, pasi do të ketë shumë nuanca të portokallies.
‘Celery Juice
Ndërkohë që ngjyrat neone dhe jeshile e fortë po arrijnë në datat e skadimit, një nuancë tjetër e këndshme e ngjyrës së gjelbër duket se nuk ka ndërmend të ikë për një kohë të gjatë.
Quhet “lëng selinoje” pasi ai është në nuancën që i përshtatet më së miri. Si një ngjyrë e lehtë, do t’ua bëjë kombinimet më të thjeshta dhe do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë vjeshtës.