Është e vërtetë që të gjithë fëmijët kanë personalitetet e tyre unike.
Besimi është një nga tiparet më të rëndësishme që shpesh kërkon vite për t’u ndërtuar. Ashtu si shumë fëmijë e kanë të vështirë të dalin nga guaska e tyre, ndonjëherë ndodh që fëmijët të kenë shumë besim tek vetja e kjo mund të shndërrohet në kokëfortësi. Megjithatë në të dyja rastet, asgjë nuk është e pamundur, ndaj ekzistojnë disa metoda për të rritur vetëbesimin tek fëmijët, ose t’u mësoni atyre se në një grup shoqëror nuk mund të bëhet gjithmonë si duan ata.
Kur bëhet fjalë për sportin, mësojini të mos përqëndrohen vetëm tek fitorja ose humbja
Ju duhet t’i mësoni se loja ka të bëjë me argëtimin, të qenit jashtë dhe të bërit miq të rinj. Përgëzojini ata për përmirësimin në një fushë, jo për fitoren.
Mësojini të përqafojnë papërsosmëritë e tyre.
Nëse nuk jeni të shkëlqyer në matematikë, sport ose në një fushë tjetër, tregojini fëmijës se nuk ka asnjë problem ! Kjo do t’u tregojë atyre se edhe të rriturit nuk janë të mirë në gjithçka. Është e shëndetshme që prindërit, në përgjithësi, të hedhin poshtë idenë e përsosjes dhe të mësojnë fëmijët të pranojnë veten me papërsosmëritë e tyre. Fëmijët tuaj duhet të mësojnë se nuk duhet të jesh perfekt për të qenë i lumtur dhe i suksesshëm.
Lejoni që fëmija juaj t’i zgjidhë vetë problemet aq sa munden
Mbani mend shprehjen “Jepini një personi një peshk, dhe ju e ushqeni atë për një ditë; mësojeni si të peshkojë, dhe ju e keni ushqyer për gjithë jetën” Mos ua zgjidhni përkohësisht problemet fëmijëve, por mësojini ata si të përballen. Kjo do të krijojë besim ndërkohë që u mëson gjithashtu se rritja, dhe njohuria, shpesh kërkon kohë e punë të vështirë.
Mësojini fëmijët se të gjithë kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta, por ajo çka i bën ata të veçantë e të shkëlqejnë, nuk i bën ata më të rëndësishëm se dikush tjetër.
Mësojini gjithashtu të dëgjojnë fëmijët e tjerë e të mësojnë më shumë rreth botës e njerëzve rreth tyre. Ata kanë më pak të ngjarë të bëhen arrogantë ose egoistë kur krijojnë botëkuptimin e tyre.